Një 28- vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi u kap me 22 doza heroine. Në kuadër të operacionit “Red 2” në pranga u vu shtetasi Elvir Kananaj.
“Në momentin e kapjes në flagrancë, shtetasit Elvir Kananaj i’u gjetën me vete 22 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me 480 mijë lekë dhe 10 euro”, sqaron policia.
Materialet proceduriale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës” parashikuar nga Nenet 283 dhe 286 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/