DETAJE/ Pukë, bën “autostop” në mes të rrugës dhe më pas grabit...

DETAJE/ Pukë, bën “autostop” në mes të rrugës dhe më pas grabit me kaçavidë shoferin emigrant

111
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pukës, pasi një hajdut ka kërcënuar shoferin e një automjeti për ta grabitur.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vau i Dejës, Pukë, ku shoferi M. Ndoci mori autorin në fjalë në makinë për ta shoqëruar.
Por në fakt, ai ka nxjerrë kaçavidën duke e kërcënuar që t’i marrë paratë. Autori, i cili është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim, ka marrë një sasi lekësh dhe eurosh.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës.

 

Njoftimi i plotë i Policisë së Pukës

E kanosë dhe i vjedh portofolin, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia

Me datë 24. 08. 2017, është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi M. N., banues në Vau Dejës (emigrant) i cili ka deklaruar se në Gomsiqe, Pukë ka qenë duke udhëtuar me mjet, ku në momentin që ka ndaluar, një shtetas i pa identifikuar, të cilin e kishte marrë pasagjer i ka marrë me forcë portofolin, në të cilin kishte dokumentet, rreth 250 euro dhe 1500 lekë.
Nga hetimet e bëra nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë për rastin e vjedhjes me dhunë në Gomsiqe, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit, E. N., 40 vjeç, lindur në Karmë dhe banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” “Kanosja” parashikuar nga neni 139 e 84 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY