Zbardhen të dhënat zyrtare të Task-Forcës, ja sa “vende të reja” pune...

Zbardhen të dhënat zyrtare të Task-Forcës, ja sa “vende të reja” pune hapi qeveria në fushatë në këmbim të votave

193
0
Shares

Një dokument i hartuar nga zyra e Task-Forcës në lidhje me punësimet pas datës 25.05.2017, nxjerr në pah punësimet gjatë zgjedhjeve. Në bazë të komunikimit që zyra e Task-Forcës ka pasur me 19 ministritë dhe institucionet e tyre të varësisë, është deklaruar se gjatë fushatës janë bërë në total 356 punësime.
Por shifrat e paraqitura nga ministritë rezultojnë të jenë të pasakta pasi të dhënat që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka ofruar Task-Forcës për të gjitha institucionet publike paraqitin një panoramë shumë të zgjedhur të punësimeve në administratë.
Kështu, sipas shifrave të ofruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rezulton se gjatë fushatës nuk janë bërë 356 punësime sa pretendojnë ministritë, por gati 3 herë më shumë, ekzaktësisht 1098 punësime. Ministria e Shëndetësisë është institucioni me papërputhshmërinë më të madhe të punësimeve të deklaruara dhe atyre të konstatuara nga Tatimet. Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë i ka paraqitur Task-Forcës në lidhje me punësimet e bëra pas datës 25. 05. 2017, rezulton se janë punësuar gjithsej 36 persona.
Në këtë shifër përfshihet stafi i rinovuar i ministrit të ri teknik dhe disa lëvizje në institucionet e varësisë në Ministrinë e Shëndetësisë. Por ndryshe nga ky deklarim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka deklaruar se në Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e saj të varësisë gjatë fushatës zgjedhore janë punësuar jo 36, por 321 persona.
Një numër të lartë punësimesh ka pasur edhe në Ministrinë e Energjetikës, ku Tatimet deklarojnë një numër prej 168 punësimesh. Por në këtë rast komunikimi mes stafit të ministrisë dhe Task-Forcës ka munguar duke ngelur i paqartë numri i punësimeve të deklaruara nga vetë ministria. Vetë Drejtoria e Tatimeve, në bazë të deklarimeve të bëra nga Ministria e Financave, rezulton të ketë punësuar 20 persona gjatë fushatës zgjedhore.

Drejtoritë
Marrëveshja mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha për zgjedhjet e 25 qershorit parashikoi që PD krahas ministrave teknikë, të merrte nën drejtim edhe 5 drejtori.
PD në bazë të marrëveshjes propozoi: Drejtorin e OSHEE, drejtorin e Përgjithshëm të ALUIZNI-t, drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekave, drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, drejtorin e Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. Në bazë të të dhënave të Task-Forcës, rezulton se në këto drejtori numri i punësimeve ka qenë i vogël.
Kështu, drejtoria e ALUIZNI-t rezulton të ketë punësuar 15 persona, drejtoria e Hipotekave 6, drejtoria e Burgjeve 5, drejtori i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural rezulton të mos ketë bërë asnjë punësim. Mbetet i paqartë numri i punësimeve në OSSHE për shkak se nuk ka pasur një komunikim me zyrën e Task-Forcës.

Raporti
Raporti përfundimtar i hartuar nga zëvendëskryeministrja Ledina Mandija nxori në pah problematikën e punësimeve gjatë fushatës. Mandija deklaroi se ka pasur rreth 3600 lëvizje në shkelje të nenit 88 të Kodit Zgjedhor.
“Gjatë fushatës zgjedhore, sipas të dhënave zyrtare nga ana e organeve tatimore, janë kryer rreth 3600 lëvizje të burimeve njerëzore në administratën publike në kundërshtim me nenin 88 të Kodit Zgjedhor. Në të gjitha rastet e verifikuara nga Task-Forca ka rezultuar që vetëdeklarimet nga institucionet e monitoruara kanë qenë të rreme. Kjo çështje është adresuar në prokurori nga zv.kryeministri, ndërkohë që është penguar nga protokolli i Kryeministrisë për veprime të mëtejshme”, thuhej në përfundimet e Task-Forcës. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY