Macron shpenzoi 26 mijë euro për make up, shpërthejnë kritikat ndaj Presidenti...

Macron shpenzoi 26 mijë euro për make up, shpërthejnë kritikat ndaj Presidenti francez

120
0
Shares

Presidenti francez Emmanuel Macron, u vu menjëherë në qendër të kritikave, pasi shpenzoi një shumë të madhe për të bërë make up.
Sipas revistës franceze Lë Point, Macron ka shpenzuar vetëm në tre muajt e tij të parë në detyrë 26.000 euro. Artistja e make-up, e quajtur Natacha M, ka faturuar 2 herë presidentin. Herën e parë me 10.000 euro dhe herën e dytë me 16.000 euro që nga inaugurimi i tij.
Zgjedhësit e Macron nuk kanë qenë të kënaqur kur zbuluan se taksat e tyre po përdoreshin për të rregulluar fytyrën e presidentit.
Macron nuk është fytyra presidenciale më e shtrenjtë që Franca ka parë ndonjëherë. François Hollande thuhet se ka paguar 30,000 euro ndërsa Nicolas Sarkozy ka paguar 24.000 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY