FOTO & EMRI/ E rrallë, 52-vjeçari nga Përmeti i lutet gjyqtarit: Nuk...

FOTO & EMRI/ E rrallë, 52-vjeçari nga Përmeti i lutet gjyqtarit: Nuk kam lekë të paguaj dritat, më lër në burg!

123
0
Shares
Luan Komani

I arrestuar për herë të tretë për rilidhje të paligjshme të energjisë, 52-vjeçari Luan Komani iu lut gjyqtarit të gatshëm ta linte në burg sepse sipas tij, ai nuk ka asnjë mundësi ta paguajë detyrimin prej 200 mijë lekësh.
“Jam me ‘Kemp’”, tha burri me prejardhje nga Përmeti që edhe pse më herët ka punuar si financier, tashmë nga papunësia, varfëria e ka vendosur me shpatulla pas muri.
“Unë dhe familja ime jetojmë me 27 mijë lekët e ‘kempit’ që më jep shteti”, tha Luan Komani.
“As vajzat, që të dyja studente, as gruaja, nuk po gjejnë punë dhe për shkak të borxheve kemi vendosur në shitje shtëpinë”.
52-vjeçari i tha gjyqtarit Julian Haxhia se për shkak të varfërisë dhe pamundësisë për të paguar borxhin e dritave ka tentuar të vrasë veten, por pas kësaj ngjarjeje i kishte dhënë fjalën policisë se nuk do dorëzohej.
Me kërkesë të prokurorit, Gjykata vendosi masën arrest shtëpiak ndaj 52-vjeçarit, i cili pas vendimit nuk shfaqi asnjë shenjë gëzimi që shpëtoi nga qelia. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...