DETAJET/ Zbulohet personi që dorëzoi pakon DHL dhe origjina e postimit të...

DETAJET/ Zbulohet personi që dorëzoi pakon DHL dhe origjina e postimit të armëve

105
0
Shares

Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë të mundur identifikimin e personit që dorëzoi pakon DHL me armë. Policia pas mbledhjes së provave (pamjet e kamerave të sigurisë, shenjat e gishtave etj), ka identifikuar personin që dorëzoi pakon në pikën qendrore të DHL. Emri nuk bëhet ende publik për shkak të hetimeve.
Ndërkohë, hetimet e Policisë së Shtetitk për tri pakot me pjesë kallashnikovi që u zbuluan të enjten në Rinas, kanë zbuluar postën nga ku janë nisur.
Nga verifikimet ka rezultuar se, pakot e mbështjella në formë dhuratash janë postuar me DHL nga Durrësi.
Pjesët përbërëse të armëve luftarake janë konstatuar pasditen e së enjtes, në kohën kur po kryhej skanimi i pakove postare të kompanisë “DHL”.
Në momentin që janë zbuluar, te skaneri kanë qenë të pranishëm shërbimet e Policisë Kufitare, të Doganës së Rinasit dhe të kompanisë ICTS të sigurisë së aeroportit, për shkak të masave shtesë të sigurisë që janë marrë së fundmi në Aeroportin “Nënë Tereza”, për shkak të planit antiterror, nisur nga sulmet e kërcënimet në disa vende të Europës.
Menjëherë pasi janë shfaqur pjesët e dyshimta, është bërë bllokimi i pakove dhe është kërkuar menjëherë prezenca e oficerëve të Antiterrorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY