HETIMET/ Rinas, armët me postë, dyshime për një trafik ndërkombëtar

HETIMET/ Rinas, armët me postë, dyshime për një trafik ndërkombëtar

83
0
Shares

Armët e gjetura një ditë me parë në Rinas janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për tu ekspertuar dhe për të parë nëse në to gjendën gjurmë të cilat mund të dërgojnë drejt personave dërgues. Ndërkohë që prej ditës së djeshme çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila po koordinon punën për hetimin e ngjarjes.
Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një trafik ndërkombëtar të armëve . Për të zbardhur këtë ngjarje është ngritur një grup pune në përbërje të të cilit ka ekspertë nga policia, Prokuroria, Shërbimi Informativ Shtetëror të cilët po koordinojnë veprimet për të rënë në gjurmët e trafikantëve. Gjithashtu një ndihme u është kërkuar edhe homologëve te vendeve te tjera pasi porosia ishte nisur në një linjë transiti që kalonte nga Rinasi në Greqi dhe me pas në Londër ku mendohet të jete edhe destinacioni përfundimtar.
Pjesë armësh luftarake u gjeten nga policia në Pikën e Kalimit Kufitarë në Rinas gjatë skanimit të tre pakove, pronarët e të cilave nuk dihen ende. Sipas policisë pakot e kompanisë postare DHL kanë qenë duke kaluar tranzit në aeroportin shqiptar. Ndërkohë prej ditësh policia shqiptare ka rritur masat e sigurisë ë aeroporte dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë kjo pas sulmeve terroriste në disa vende të Evropës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY