EMRI/ Shkodër, arrestohet inspektori i pyjeve, proçedohet penalisht një person

EMRI/ Shkodër, arrestohet inspektori i pyjeve, proçedohet penalisht një person

131
0
Shares

Inspektori i pyjeve në Shkodër është vënë në pranga. Sipas policisë 58 vjeçari Mark Shtjefni, akuzohet se ka lejuar prerjen dhe abuzimin me pyjet në këmbim të parave. Ndërkohë që ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.K 37 vjeç, i cili akuzohet për prerje të pyjeve në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni “Roja i Gjelber”

Arrestohet specialisti i  pyjores për “Shpërdorim detyre”

Proçedohet në gjendje të lirë një shtetas për “Prerje e paligjshme e pyjeve” “Fshehje e të ardhurave”

Më datë 25.08.2017,  nga specialistët e seksionit kundër krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër , u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Mark Shtjefni, 58 vjeç,  banues në Shkodër, me detyrë Specialist i Zyrës së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Shkodër, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.K. 37 vjec, banues në Shkodër, për vepren penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga 205 dhe 180 të Kodit Penal.

Proçedimet penale ndaj tyre filluan pasi shtetasi E.K. u konstatua me mjetin tip Ifa me lëndë drusore, ku mjeti kishte Vertetim Transporti të lëshuar nga shtetasi Mark Shtjefni, por nuk posedonte faturë  tatimore të shoqërimit të lëndës drusore.

Materjalet proçeduriale i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY