Kërcënimi i Ramës për ambasadorët, ironizon deputeti i PD: Cili armik t’i...

Kërcënimi i Ramës për ambasadorët, ironizon deputeti i PD: Cili armik t’i emëroi?!

118
0
Shares

Kryetari i grupit të PD, Edi Paloka ka reaguar pas akuzave, kërcënimeve dhe paralajmërimeve që Rama u bëri gjatë ditës së djeshme ambasadorëve shqiptarë në botë.
Edi Rama për investimet fajësoi ambasadorët, por Paloka thotë se kryeministri i ka emëruar vetë, ndërsa me ironi shton se diplomatët nuk arritën të shfrytëzonin lëvizjet brilante të liderit suprem i cili arriti të krijoje trekëndëshin e fuqishëm Shqipëri-Francë-Gjermani.
Paloka për mungesën e investimeve e drejton gishtin te denoncimet e ngritura nga PD, krimi, korrupsioni, kanabisi dhe taksat e larta.

Statusi i Edi Palokës
Kush ishin ata te pafytyre qe mendonin se fajin per mungesen e investimeve te huaja ne Shqiperi e kishin krimi e korrupsioni ?!
Kush ishin ata te pashkolluar qe thonin se kanabisi pervec te tjerave, do shkatrronte dhe ekonomine? Kush injorant fajsonte taksat e larta? E mbi gjithshka, kush ishin ata qe guxonin te benin fajtor liderin suprem?!!!
Lideri vete ju a perplasi ne fytyre te gjitheve ; faji eshte i ambasadoreve… Keta te paafte ( qe nuk dihet cili armik ia ofroi Rames qe ti emeronte ambasadore) nuk arriten te shfrytezonin as levizjet brilante diplomatike te liderit suprem i cili arriti te krijoje trekendeshin e fuqishem Shqiperi-France-Gjermani nepermjet atleteve adidas qe i dhuroi kryeministrit francez.
Tani te gjithe ju te tjeret duhet te heshtni, te mbyllni gojen. Lideri boteror foli vete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY