REAGIMI/ Qeveria “Rama 2”, BE i cakton detyrat kryesore

REAGIMI/ Qeveria “Rama 2”, BE i cakton detyrat kryesore

134
0
Shares

Dyzet e tetë orë para se kryeministri Edi Rama të shpallë kabinetin me të cilin do të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme, Brukseli deklaron se qeveria e re duhet të fokusohet tek zbatimi i reformës në drejtësi e në mënyrë specifike te Vetting-u. E kontaktuar nga Vizion Plus, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç, thekson se BE pret nga qeveria Rama 2, përveç zbatimit të reformës në drejtësi edhe luftën kundër drogës si dhe adresimin e çështjes se azilkërkuesve.
“Tani ne presim një qeveri të angazhuar fort për të çuar vendin përpara në rrugën e integrimit përmes përpjekjeve të qëndrueshme për reforma. Qeveria e re, veçanërisht, duhet të përqendrohet tek zbatimi i reformës në drejtësi dhe procesit të Vetting-ut, i cili është thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria e re duhet gjithashtu të fokusohet në mënyrë më efektive në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimit dhe përtej kuadrit të 5 prioriteteve kyçe, të trajtojë edhe çështjen e aplikimeve dukshëm të pabazuara për azil nga qytetarët shqiptarë në vendet anëtare të BE dhe në vendet që janë pjesë e Shengenit”.
Komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn mbërrin mbrëmjen e të premtes në Tiranë, për t’u bërë pjesë e takimit të së shtunës mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, një takim që për Brukselin do të shërbejë për të diskutuar hapat e mëtejshëm pas Samitit te Triestes.
“Takimi i liderëve në Durrës do të bashkojë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar hapat e mëtejshëm pas takimit të suksesshëm të Samitit të Triestes, në korrik. Veçanërisht, zbatimin e planit të veprimit për të thelluar integrimin rajonal ekonomik, për të cilin u ra dakord në Samitin e Triestes. Diskutimi do të fokusohet në hapat e menjëhershëm qe duhen ndërmarrë para fundit të këtij viti, për t’u siguruar që plani i veprimit do të përkthehet në rezultate konkrete dhe në mundësi të reja për rajonin”.
Procesi i Vetting-ut dhe zbatimi i reformës ne drejtësi, pritet te nise ne muajin shtator e pas kësaj, Shqipëria synon hapjen e negociatave për anëtarësim ne BE, e cila duket se do te jete nje prej sfidave kryesore te qeverise Rama 2.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY