Katër Fakultete publikojnë listën e fituesve të fazës së parë

Katër Fakultete publikojnë listën e fituesve të fazës së parë

98
0
Shares

Fakulteti i Ekonomisë, ai Juridik, Shkencave Sociale dhe Gjuhët e Huaja të Universitetit të Tiranës kanë shpallur listën e fituesve në këtë fazë të parë. Dekanët respektive kërkojnë te qetësojnë kandidatët për studentë duke u thënë se gjatë gjithë kohës stafet drejtuese të Fakulteteve do të jenë në gatishmëri. Pasi shpallen fitues, të rinjtë duhet të regjistrohen në programin përkatës, ndërsa zbritja e vijës së kuqe që është pragu i hyrjes, ndahet në 7 faza dy ditore secila.

Katër Fakultete të Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik, ai Juridik, Shkencat Sociale dhe Gjuhët e Huaja kanë shpallur listën e fituesve për në Universitet.
Kjo listë me ID përkatëse gjendet në faqen e internetit të Fakulteteve, ndërsa dekanët respektive u kërkojnë maturantëve të ruajnë qetësinë për të bërë zgjedhjen që ata duan.
Për secilin nga Fakultetet ka degë të përzgjedhura më pasivisht nga kandidatët për studentë.
Dekanët publikuan gjithashtu edhe kuotat boshe që pritet të plotësohen në fazat pasardhëse.
I gjithë procesi i regjistrimeve, çregjistrimeve dhe uljes së vijës së kuqe, që është edhe pragu, përbehet nga 7 faza dy ditore.
Fakultetet e tjera pritet që listën e fituesve ta shpallin ditën e hënë në datën 28 gusht, për të nisur regjistrimet në datën 29 gusht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY