Tritan Shehu: Kritikat e Ramës për diplomatët, arrogancë e Kryeministrit

Tritan Shehu: Kritikat e Ramës për diplomatët, arrogancë e Kryeministrit

106
0
Shares

Kritikat e kryeministrit ndaj ambasadorëve të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës, konsiderohen si arrogante nga ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu. Në një intervistë të dhënë për Channel One, Shehu thotë se, diplomacia shqiptare ka nevojë për ristrukturim, ndërsa tha se diplomacia ekonomike nuk është risi, por punë e lënë në gjysmë nga qeverisja aktuale. Sipas tij, ajo mund të forcohet vetëm përmes ristrukturimit brenda ministrisë së Jashtme, ashtu siç duhet të praktikohet edhe me integrimin europian apo diasporën.

Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë e partisë Demokratike, Tritan Shehu, e konsideron si arrogante gjuhën e kryeministrit Rama ndaj Ambasadorëve, ku i konsideroi delenxhinjë dhe parazitë.
“Më bëri përshtypje fjalori, mënyra e shprehjes aspak etike dhe shumë larg një gjuhe diplomatike që përdoret me diplomatët. Problemet që u ngritën dhe mënyra e trajtimit nga ana tjetër, lë shumë për të dëshiruar”.
Sipas Shehut, diplomacia ekonomike nuk është një risi, por një punë e lënë në gjysmë, së cilës qeverisja aktuale po i rikthehet shumë vonë, pas pasojave të lëna nga mungesa e saj.
“Diplomacia ekonomike është e domosdoshme dhe thelbësore. Kryeministri këtë duhet ta ketë ditur prej kohësh dhe nuk duhet ta ngrinte tani, pas 4-vitesh qeverisje, por duhet ta ngrinte si një element të rëndësishëm që ditën e parë të qeverisjes së tij. Ashtu siç është ngritur si një element i rëndësishëm edhe para qeverisjes së tij. Në qoftë se u harrua 4-vitet e fundit nuk ëhstë faji i diplomatëve, ambasadorëve por është faj i atyre që drejtojnë qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme”.
Sa i përket një nga prioriteteve më të rëndësishëm të Shqipërisë, anëtarësimit në BE, sipas Shehut një ministri e Integrimit Europian nuk mund ta realizojë një gjë të tillë.
Ai sugjeron që ky dikaster duhet të jetë nën “Ombrellën” e Ministrisë së Jashtme.
“Duhet të aplikojmë një diplomaci reale. Prioritet kryesor i Shqipërisë është integrimi europian. Për mua vetë largimi apo shkëputja e procesit të integrimit nga Ministria e Jashtme është një handikap. Unë nuk dakord jam për një ministri më vetë të integrimit europian”.
Lidhur me idenë e krijimit të një ministrie për Diasporën, që u lançua një ditë më parë nga vetë kryeministri Rama, Shehu thotë se kjo është demagogjia e radhës, pasi një Ministër pa portofol, nuk mund të realizojë pritshmëritë e shqiptarëve në diasporë.
“Mënyra sesi u deklarua ajo ministrei, me një sekretar shteti apo ministër pa portofol të vetëm në një zyrë, unë mendoj se nuk do të keët sukses. E shoh si një fishekzjarr apo mjet propagandistik. Unë mendoj e gjykoj se sektori i kudjesit ndaj diasporës dhe ndaj emigrantëve duhet të jetë pjesë e punës strukturale e organike të Ministrisë së jashtme”.
Këtë të enjte kryeministri Rama teksa mblodhi Ambasadorët, iu kërkoi atyre një impenjim maksimal, pasi në të kundërt paralajmëroi shkarkimin e tyre për punë të dobët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY