REAGIMI/ Diplomacia dështoi me fisin Bushati, nuk ka investitor të vijë për...

REAGIMI/ Diplomacia dështoi me fisin Bushati, nuk ka investitor të vijë për aletet e Ramës dhe të ikë me barelë

113
0
Shares
Fadil Mitri, biznesmeni libanez ne momentin e largimit nga Shqiperia pas dhunes fizike ndaj tij

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa,me anë të një statusi në “Facebook”, është përfshirë në debatin për transformimin e diplomacisë shqiptare dhe kritikat që kryeministri Edi Rama bëri ndaj trupit diplomatik.

Statusi i plotë në “Facebook”, i Ina Zhupës

Ina Zhupa

Asgjë të re nuk na tha Rama për diplomacinë shqiptare nën drejtimin e fisit Bushati.
Një dështim spektakolar i thënë dhe i stërthënë, ku Rama mban fajin kryesor.
Bushati do mbahet mend që nga ligji që ndryshuan me mungesë të thellë të njohurive në politikën e jashtme, emërimet familjare, nepotike, klienteliste, lobimi mediokër dhe i dështuar për çështjet shqiptare, diplomacia publike e pa përkrahur, diplomacia ekonomike jo ekzistente, marrëdhëniet bilaterale në rolin e inferiorit , roli në organizatat ndërkombëtare i mangët dhe diletant, mungesa e marrëveshjeve të reja, përfaqësim jo dinjitoz në samite, kongrese, konferenca ndërkombëtare.
Rama spikat me kontributin e tij madhor në diplomaci me atletet Adidas. Ndërkohë që me imazhin që i ka krijuar vendit si hambari i drogës së Europës, me dëbimin në barelë të investitorëve të huaj, me taksat më të larta në rajon nuk ka ambasador nga më të aftët në botë që mund ta bëj Shqipërinë tërheqëse për investimet e huaja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY