Ish-ministri i Ramës ka një propozim origjinal për “diplomacinë e leshit”

Ish-ministri i Ramës ka një propozim origjinal për “diplomacinë e leshit”

98
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson skandaloz reagimin e ambasadores së Shqipërisë në Holandë lidhur me raportin holandez për kthimin e vizave ndaj shqiptarëve, ndërsa ka një propozim origjinal, i cili lidhet me vendosjen e vizës vetëm për ambasadoren tonë në Holandë, Aida Sakiqi.
Ai shton se kjo mund të na rrezikojë seriozisht vendosjen e vizave.
Ylli Manjani shkruan në rrjet sociale se qeveria holandeze do të duhet të reagojë.
Ambasadorja pak ditë më parë deklaroi se nuk ekziston asnjë raport nga Holandë për vizat për Shqipërinë.
Mediat holandeze një javë më parë publikuan një lajm duke iu referuar burimeve nga autoritetet se policia dhe prokuroria në Amsterdam kishin hartuar një raport drejtuar qeverisë duke kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët, pasi kanë rritur nivelin e kriminalitetit.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit
Reagimi skandaloz i ambasadores mund të na rrezikojë seriozisht vendosjen e vizave!!!
Tashmë nga një memo e policisë Holandeze, është sensibilizuar i gjithë opinioni publik në Holandë. Për pasojë qeveria Holandeze do të duhet të reagojë disi!
Shpresojmë jo në drejtim të vendosjes së vizave! Le ti vërë viza Ambasadores sonë atje po qe nevoja, por jo ne të tjerëve!
Kjo nuk është diplomaci leshi! Është politikë shtetërore e keqe dhe e papërgjegjshme!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY