Çështjet administrative, shekuj kohë për të marrë zgjidhje nga Gjykata e Lartë

Çështjet administrative, shekuj kohë për të marrë zgjidhje nga Gjykata e Lartë

208
0
Shares

Gjykata e Lartë ka nje vonesë prej nga 1-10 vite për ti dhënë drejtim çështjeve administrative. Sipas një raporti të paraqotir këtë të premte nga qendra për çështjet e informimit publik, kreu i kësaj qendre Gerti Shella, është shprehur se sistemi i drejtësisë është cënuar pasi vetë gjykatat administrative u krijuan për të dhënë një drejtësi brenda afateve. Fatkeqësisht në studimin e çështjeve 2015-2016 rezulton se ka tejkalime që shkojnë deri në shekuj pritje. Më tej Shalla ka theksuar se për çështje që Gjykata e Lartë vendimoi në vitin 2010 janë konsumuar përtej këtij afati, 16 shekuj kohë e konsumuar për subjektet që bënë rekurs në Gjykatën e Lartë përtje afatit ligjor që ligji u garanton atyre. Vetë Gjykata e Lartë e ka pranuar disa herë se në arkivin e saj të sekretarisë ku pranohen rekurse janë mbi 19 mijë dosje që presin për tu shqyrtuar.  Gjykatat administrative u krijuan me ligj në vitin 2012 duke përcaktuar afate për shqyrtim nga 10 deri në 30 ditë, por në terren ka ndodhur e kundërta duke sjellë pasoja ku vetë drejtësia shkel ligjin duke krijuar një situatë unike në botë e për pasojë dhe një mosbesim tek qytetarët për të gjetur zgjidhje ligjore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY