Komisioneri Johannes Hahn vjen në Shqipëri, takim jozyrtar me Kryeministrat e Ballkanit

Komisioneri Johannes Hahn vjen në Shqipëri, takim jozyrtar me Kryeministrat e Ballkanit

124
0
Shares

Johannes Hahn, Komisioner për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit do të udhëtojë për në Durrës, Shqipëri, të shtunën më 26 gusht, për të marrë pjesë në takimin jozyrtar të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Fokusi i takimit do të jetë nxitja e zbatimit të angazhimeve të marra në  Samitin e Triestes në korrik 2017, veçanërisht të planit të veprimit për thellimin e integrimit ekonomik rajonal. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes do të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si  dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës. Hapat e tjerë konkrete përfshijnë njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, identifikimin dhe eliminimin e burokracisë dhe barrierave rregullatore që pengojnë tregtinë dhe investimet në rajon duke krijuar një dialog rajonal mbi transformimin digjital, si dhe hapja e negociatave për një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.   Komisioni Evropian mbështet fuqimisht bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor si një pjesë përbërëse të perspektivës së tij për anëtarësim në BE, përmes investimeve të konsiderueshme në ndërlidhjen e infrastrukturës, ekonomive dhe njerëzve me vetë rajonin, si dhe mes rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY