Vlorë, policia asgjëson 238 rrënjë kanabis, në kërkim pronarët

Vlorë, policia asgjëson 238 rrënjë kanabis, në kërkim pronarët

148
0
Shares

Policia e Vlorës ka asgjësuar 238 rrënjë kanabis. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operacionale në fshatin Selenicë policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 128 bimë narkotike dhe 119 kubikë me fidanë kanabis attiva. Pas asgjësimit të lëndës narkotike e dyshuar e llojit kanabis policia po kërkon të gjejë dhe arrestojë autorët, të cilëve u përket droga e gjetur.

Njoftimi i policisë

Vlorë
Vijojnë kontrollet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike !
Policia ka asgjësuar rreth 238 bimë narkotike Cannabis Sattiva!
Strukturat e Stacionit Policor në Selenicë, më datë 23.08.2017, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për kultivim bimësh narkotike në fshatin Kropisht i Vjetër në Selenicë, menjëherë shërbimet kanë filluar kontrollin e zonës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara pranë vendit të quajtur ”Janaj”, pronë publike, kanë konstatuar të mbjella në një parcelë rreth 128 bimë narkotike, si edhe 110 kubikë me fidanë Cannabis Sattiva.
Policia në komunikim edhe më Prokurorin ka bërë asgjësimin e këtyre bimëvë me anë të djegies si edhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilëve u përkasin këto bimë narkotike.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën Penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, parshikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY