Skandal botëror, miliarderi i “Samsung” bie në burg për korrupsion

Skandal botëror, miliarderi i “Samsung” bie në burg për korrupsion

156
0
Shares

Gjykata e Koresë së Jugut e ka dënuar bosin e Samsung-ut, Lee Jae-yong , me pesë vjet burg për korrupsion. Miliarderi u akuzua për ryshfet në një skandal që përfshiu gjithashtu edhe presidenten e Koresë së Jugut. I njohur gjithashtu si Jay Y Lee, kreu de facto i krijuesit më të mëdhenj të smartfonëve në botë, ështe arrestuar që nga shkurti pas një vargu akuzash për korrupsion. Skandali  ka tronditur publikun, i cili ka reaguar me zemërim kundër kompanive më të mëdha të Koresë së Jugut.  Lee, i cili është trashëgmitari i konglomeratit “Samsung” mohoi të gjitha akuzat. Ato përfshinin ryshfetin, përvetësimin dhe fshehjen e pasurive jashtë shtetit. Ai ishte akuzuar për dhënien e donacioneve me vlerë 41 miliardë dollarë për fondacione jofitimprurëse të operuara nga Choi Soon-sil, një mike e ish presidentes të Koresë së Jugut, në këmbim të favoreve politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY