“Gusht e gunë”? Harrojeni! – Ja çfarë ka rezervuar java e fundit...

“Gusht e gunë”? Harrojeni! – Ja çfarë ka rezervuar java e fundit e këtij muaji

113
0
Shares

Thonë se vapa ikën me gushtin, por deri në ditët e para të shtatorit bëhuni gati për një tjetër valë të nxehti afrikan. “Meteoalb” parashikon që temperaturat të rriten gjatë fundjavës dhe fillimit të javës tjetër duke kulmuar në datat 28 – 30 gusht. Një rënie graduale e temperaturave pritet ditët e para të shtatorit.
Gjatë ditës së premte do të vijojë dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat malore. Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në ultësirën perëndimore, por vranësira të lehta do të ketë herë pas here në zonat lindore.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare pas mesditës me shpejtësi 35 – 38 km/h nga drejtimi verior duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë. Temperaturat e ajrit do rriten lehtë në vlerat e mëngjesit, por rritje më të ndjeshme në vlerat e mesditës kur pritet që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 35 – 36°C.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY