Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.
I riu 17-vjeçar nga Shqipëria po udhëtonte me motor kur humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën. Dëmtimet që kishte pësuar rezultuan fatale për shqiptarin, i cili nuk mundi të mbijetonte.
I plagosur rëndë ka mbetur shoku i tij, një 18-vjeçar i cili ishte pasagjer në motorin e drejtuar nga shqiptari.
Aksidenti ka ndodhur në Lefkada pasditen e djeshme.
Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e 17-vjeçarit shqiptar që humbi jetën. Policia është duke hetuar shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/