Mustafaj: Rama nuk di si funksionon trupa diplomatike, investimet e huaja mungojnë...

Mustafaj: Rama nuk di si funksionon trupa diplomatike, investimet e huaja mungojnë për shkak të korrupsionit

140
0
Shares

Kritikat e kryeministrit Edi Rama për punën e dobët të ambasadorëve, publicisti Besnik Mustafaj i ka quajtur të pavend.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, Mustafaj tha se Rama nuk e njeh funksionimin dhe rolin e trupës diplomatike, madje sipas tij ai nuk njeh as gjuhën që duhet të përdorë me ta.
Mustafaj tha se fakti që nuk ka investime të huaja në Shqipëri, kjo vjen si pasojë e problemeve që ka vendi brenda dhe jo për shkak të paaftësisë së ambasadorëve për të tërhequr investitorët e huaj.
“Rama tregoi se nuk e njeh funksionimin e jashtëm me të gjitha sistemet demokratike. Përcaktues për rezultatin e ambasadorëve jashtë, është politika e brendshme. Edhe sot Rama bëri dëgjesë po foli vetëm vetë. Rama duhet të mbajë mend çfarë i tha Merkel kur erdhi këtu, dhe tha se investimet e huaja nuk mund të vijnë për sa kohë ka korrupsion dhe shumë arsye të tjera. Nuk është puna e dobët e ambasadorëve por politika e keqe e brendshme. Rama nuk i njeh detyrat që ka trupa diplomatike. Rama duhet t’i drejtohet me gjuhën që i takon ambasadorëve dhe t’i kërkojë atyre atë që ata mund të bëjnë. Në qeverinë e Ramës nuk ekziston termi “diplomaci ekonomike”, që është përdorur në qeverinë e vitit 2005. Ministria e Ekonomisë, e Financave dhe e Bujqësisë nuk punojnë në këtë drejtim. S’janë ambasadorët ata që duhet të shpikin. Rama shko me duar në xhepa jashtë vendit, nuk paraqet asnjë ide, dhe prandaj investitorët e huaj nuk vijnë. Fjalimet e tij s’janë të mjaftueshme për të bindur investitorët”, tha Mustafaj.
I pyetur se çfarë duhet bërë për të pasur një trupë diplomatike më të mirë, publicisti tha se shërbimi i jashtëm nuk duhet të përdoret nga politika dhe se duhet të ketë atashe ekonomikë.
“Trupa jonë diplomatike sot nuk është aq e motivuar për të bërë punën si duhet. Shërbimi i jashtëm s’duhet të përdoret nga politika. Shërbimi diplomatik i duhet t’i jepet roli që i takon. Ai duhet të furnizohet me informacione për të cilat ka nevojë për t’ia paraqitur biznesit të huaj. S’kemi në asnjë ambasadë atashe tregtar, atëherë po i kërkon atyre diçka joprofesioniste për ta bërë. Duhet të ketë atashe ekonomikë”, tha Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY