EMRI/ Angli, dënohen dy të rinjtë që dogjën të gjallë babanë shqiptar...

EMRI/ Angli, dënohen dy të rinjtë që dogjën të gjallë babanë shqiptar në makinë

221
0
Shares

Pas thuajse një viti proces gjyqësor, janë dënuar më në fund dy të rinjtë që dogjën të gjallë një baba shqiptar në Basildon të Britanisë.
Ngjarja e frikshme ka ndodhur më 27 shkurt të vitit 2016. Babai shqiptar, i identifikuar si Vilson Meshi u dogj i gjallë në “Audi A4” e tij, teksa udhëtonte nga Gloshopi për të parë fëmijët e tij.
Meshi ishte i divorcuar dhe udhëtonte 1 herë në muaj me kilometra për të takuar fëmijët e tij, që jetonin me të ëmën.
Por në shkurt të vitit të kaluar, dy të rinjtë, 18 dhe 16 vjeç i vunë flakën makinës së tij, teksa Meshi po flinte brenda pas një udhëtimi të gjatë.
Ata hodhën një sinjalizues, nga ata që përdorin anijet në lundrim dhe shkaktuan një zjarr masiv në automjetin e Meshit, duke e lënë të vdekur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY