Shtyu gruan në vetëvrasje se nuk ishte e virgjër, dënohet me 7...

Shtyu gruan në vetëvrasje se nuk ishte e virgjër, dënohet me 7 vjet burg

112
0
Shares

Një gjykatë në Taxhikistan dënoi me burg një person, i cili ka shtyrë gruan e tij të bëjë vetëvrasje, për shkak të argumenteve mbi virgjërinë e saj.
Zyrtarët në qytetin Vose i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Zafar Pirov, 24 vjeç, është dënuar me 7 vjet burgim.
Gruaja e Pirovit, Rajabbi Khurshed, është vetëvrarë në muajin qershor, 40 ditë pasi është martuar.
Khurshed kishte kaluar testin e virgjërisë, i cili nuk është i detyrueshëm, por zakonisht kërkohet nga gratë e reja në Taxhikistan, përpara se ato të martohen.
Por, sipas të afërmve, bashkëshorti e ka akuzuar atë për humbje të virgjërisë para martesës.
Sipas familjes së gruas, ajo ka thënë në shtratin e vdekjes se ka qenë në nën presion të madh nga burri.
Ajo ka pirë dozë fatale të uthullës më 22 qershor dhe ka vdekur në spital disa orë më vonë. ReL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY