Itali, kapen 322 kg marijuanë, ja si ranë në kurth 4 shqiptarë

Itali, kapen 322 kg marijuanë, ja si ranë në kurth 4 shqiptarë

89
0
Shares

Katër shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, si dhe janë sekuestruar 322 kilogram drogë e destinuar për tu shpërndarë në Romë.
Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi janë të moshës 23 deri në 33 vjeç. Sipas mediave italiane, shqiptarët takoheshin me të rinjtë të tjerë të në një lokal në zonën Borghese lidhur me botën e drogës dhe më pas bëni shpërndarjen.
Policia nisi t’i monitoronte te lokali, ku dhe është lidhur me një shpërndarës të drogës, i cili i çoi karabinierët tek identifikimi i dy shtëpive ku të dyshuarit jetonin pak kilometra larg lokalit ku qëndronin.
Policia ka sekuestrua në 2 banesat ku jetonin shqiptarët në lagjen Fontana Candida rreth 322 kg marijuanë si dhe një sasi parash që besohet të jenë burimi i aktivitetit të tyre të paligjshëm.
Katër të arrestuarit ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës, pasi mbi ta rëndon akuza e trafikimi të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY