Itali, prostituta shqiptare identifikon dhe “prangos” bojaxhiun grabitës

Itali, prostituta shqiptare identifikon dhe “prangos” bojaxhiun grabitës

264
0
Shares

Prezantohej si bojaxhi, por në Torino (Itali) është akuzuar për katër episode grabitjesh ndaj prostitutave. Episodi më i fundit ka ndodhur më 30 korrik të këtij viti.
Identifikim dhe më pas prangosja e tij u bë pasi u njoh nga një prostitutë shqiptare.
Pak kohë pasi u grabit nga ai, shqiptarja e vuri re rastësisht teksa lëvizje me makinën e tij “Lancia Lybra”, e më pas lajmëroi policinë. Denoncimi i saj bëri që efektivët të identifikonin dhe arrestonin 44-vjeçarin Giovanni Manfredi, i cili akuzohet edhe nga tre femra të tjera se i ka grabitur në muajin shkurt.
Hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë bërë të tjera “goditje”.
Sipas hetimeve, italiani u afrohej prostitutave duke u shtirur sikur ishte interesuar për një raport seksual me to, por kur vajzat hipnin në makinën e tij, duke i kërcënuar, ai u merrte çantat me para dhe celularë. Më pas, i dëbonte nga makina dhe ia mbathte.
Italiani 44-vjeçar vepronte gjithnjë në Torino, por gabimi që çoi në arrestimin e tij, ishte se kaloi dy herë para vajzës shqiptare e cila më pas e çoi në pranga përmes kallëzimit.
Gjatë kontrollit nga efektivët, 44-vjeçarit iu gjetën mes të tjerash një mjet prerës, një spraj djegës dhe një celular që rezultonte i vjedhur nga një prostitutë rumune 26 vjeçe.
Giovanni Manfredi është një person i skeduar më parë nga policia italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY