Ish ministri i Jashtëm dhe deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar përmes një statusi në ‘Facebook’ pas kritikave të kryeministrit Edi Rama për ambasadorët, pasi sipas tij kanë bërë një punë të dobët në thithjen e investimeve të huaja, ndërkohë që në fillim të fjalës së tij i njoftoi për rritjen e pagave. Tritan shehu thotë se Rama i poshtëroi ambasadorët dhe me pas njësoj si një Sulltan, i njoftoi për rritjen e pagave.
Statusi i plotë i Tritan Shehut në “Facebook”
Arroganca e pushtetit sot si rrufe mbi ambasadorët
Kryeministri sulmon me nje fjalor e gjuhe shume larg asaj diplomatike diplomatet tane me te mire.
Kur përdoret ai fjalor ndaj ambasodoreve te nje vendi, qe supozohet se jane ne elitat intelektuale, imagjinoni se cfare sjellje aplikohet ndaj administrates apo punonjesve te tjere.
KJO NUK NDODH AS NE RREGJIMET DIKATORIALE, KU EDHE MUND TE TE VRASIN, POR JO TE POSHTEROHEN KESHTU AMBASADORET.
Me tej flitet per rritje rrogash, tipike kjo per Sulltanatet, qe mbasi te denigrojne te hedhin nje qese me flori!
Dhe te gjithe qendrojne te “gjunjezuar”!!
U FOL PER ROLIN E DIPLOMACISE NE BASHKEPUNIMIT EKONOMIK ME JASHTE SI NJE “NOVITET”.
E drejte si ide e praktike, por kjo nuk eshte risi.
Qe me 1996-te, kur une isha Minister i Jashtem, u krijua Sektori i Bashkepunimit Ekonomik me Jashte, brenda Ministrise se Jashteme, i drejtuar atehere nga Z. Selim Belortaja si Sekretar Shteti.
DIPLOMACIA JONE NUK MUND TE KUPTOHET PA DY FUNKSIONET THELBESORE TE SAJ: INTEGRIMIN E VENDIT DHE BASHKEPUNIMIN EKONOMIK.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/