Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sherr për pronën, përfshihen 10 persona, 5 plagosen rëndë

24/08/2017
Hetimet mbi vrasjen e Cukut, Çako mbërrin në drejtorinë e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një konflikt i hershëm pronësie, për herë të dytë brenda 10 ditësh, bëhet shkak i një përleshjeje mes anëtarëve të dy familjeve në Sauk të Tiranës. Policia tha dje se, 5 persona, kushërinj me njëritjetrin, janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet të kenë plagosur 5 anëtarë të një familjeje. Madje njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur ditën e martë në ambientet e një servisi në pronësi të të plagosurve. Sipas dëshmitarëve aty ka ndodhur një përleshje e ashpër me shkopinj bejsbolli, mes kushërinjve të familjes Dushku, me anëtarët e familjes Osma, madje është qëlluar edhe më armë zjarri në ajër. Të plagosur kanë mbetur vëllezërit, Skënder Osma, 38 vjeç, Sabri Osma, 39 vjeç bashkë me të shoqen Xhuljetën, 35 vjeç dhe Gazmir Osma, 35 vjeç. Gjithashtu ka pësuar plagë edhe punonjësi i servisit, 39-vjeçari me iniciale E.L. Njëri nga të plagosurit, Skënder Osma, mbeti i plagosur me thikë para 10 ditësh, për të njëjtin konflikt. Ndërsa autorët e kësaj ngjarjeje, kanë arritur të largohen dhe janë shpallur në kërkim nga Policia. Të dyshuar për plagosjen janë kushërinjtë, Alban Dushku, 39 vjeç, Ilir Dushku, 21 vjeç, Ervin Dushku, 33 vjeç, Nertil Dushku, 29 vjeç dhe Florenc Dushku, 28 vjeç. NGJARJA Policia e Tiranës tha dje se ka referuar materialet në Prokurori, me akuzën “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, për 5 persona. Sipash autoriteteve po punohet për kapjen e shtetasve Alban, Ilir Ervin, Nertil dhe Florenc Dushku, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Sauk, në një servis, kanë goditur me mjete të forta, shtetasit Skënder, Sabri, Gazmir dhe Xhuljeta Osma, si dhe shtetasin me iniciale E.L., të cilët kanë marrë plagë në trup dhe kokë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi Sabri Osma, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.  Burimet thanë se njëri prej personave që është shpallur në kërkim, shtetasi Alban Dushku, ka qenë i dënuar më parë për mashtrim me pronat. Ai, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, zyrtarë të një Njësisë Petrelë dhe të Hipotekës, u akuzuan për tjetërsimin e një prone prej 4 mijë metrash katrorë.

Përplasja e parë me 2 të plagosur

Konflikti i pronësisë mes dy familjeve, nisi më datë 11 gusht, kur mbetën të plagosur dy persona. Burimet thanë se shërbimet e Komisariatit nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasit, Eduart Dushku, 41 vjeç dhe Skënder Osma, 38 vjeç, të cilët më pas u lanë të lirë nga Gjykata. Policia e Tiranës tha zyrtarisht se, arrestimi i këtyre shtetasve ishte bërë i mundur pasi, në Sauk janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, shtetasi Skënder Osma, ndërsa shtetasi Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë. Të dy këta persona u dërguan në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën, por qëndruan duke marrë mjekim disa ditë. Ndërsa Policia u komunikoi atyre arrestimin në ambientet e spitalit, me akuzat, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Tags: 10100pronesherr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.