VIDEO/ Grabitën me dhunë argjendarin, dalin në gjyq gjobëvënësit e diamanteve

VIDEO/ Grabitën me dhunë argjendarin, dalin në gjyq gjobëvënësit e diamanteve

230
0
Shares

“Kemi diamantë të dërguar nga Afrika, do vish t’i shikosh?”. Ka mjaftuar kjo fjali përmes telefonit, që një biznesmen argjendarie në Tiranë të bjerë në kurthin e 3 personave, të cilët më pas e grabitën dhe i vendosën gjobë.
Prokurori i tha gjykatës se, shtetasit Enea Duraj dhe Renato Toska e vodhën me dhunë biznesmenin, menjëherë sapo ai është shfaqur i interesuar dhe ka lënë një takim, ndërkohë që më pas rezulton se ata i kërkonin 10 mijë euro.
Të dy të pandehurit, në prag të të 30-ave, si dhe një tjetër i shpallur në kërkim kanë shkuar në takimin “grackë” duke i ekspozuar në një çantë disa bizhuteri, të cilat pretendonin se ishin diamantë.
Por biznesmeni ka reaguar – tha prokurori, – duke refuzuar të kryente blerjen, gjë që solli edhe konfliktin, e më pas vjedhjen e një valute prej 200 mijë lekësh që ai kishte me vete.
Prokurori i shpjegoi gjyqtares Teuta Hoxha se të dyshuarit i kanë kërkuar më pas biznesmenit një shumë prej 10 mijë eurosh. Kallëzimi i tij në polici ka sjellë edhe një operacion të Forcave Operacionale, të cilat arrestuan në flagrancë gjatë dorëzimit të parave dy të rinjtë.
Ndërsa gjykata vendosi arrest me burg për dy djemtë e diamanteve, burime pranë organit të akuzës thanë se kjo dosje do t’i përcillet Krimeve të Rënda pasi bëhet fjalë për gjobëvënie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY