Zbulohen atentatorët e Dashamir Gjokës, në kërkim dy vëllezërit që zbrazën 26...

Zbulohen atentatorët e Dashamir Gjokës, në kërkim dy vëllezërit që zbrazën 26 fishekë mbi makinën e blinduar

260
0
Shares
Digital Camera

Zbulohen autorët e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka dhe 3 fëmijëve të tij në Shijak dje: janë dy vëllezër nga Shijaku me iniciale E.K dhe M.K, 32 dhe 36-vjeçarë, që shtinë mbi makinën e Gjokës, 26 fishekë automatiku. Policia e Durrësit dhe ajo e Shijakut njoftuan se që të janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë së Durrësit:

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore të specializuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Shijak. Janë identifikuar autorët,  të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin D.Gj. Po punohet për kapjen  e shtetasve:

E.K. 32 vjeç, banues në Shijak;

M.K. 36 vjeç, banues në Shijak.

Shtetasit e mësipërm, vëllezër më njëri-tjetrin, më datë 23.08.2017, në vendin e quajtur “Komuna Xhafzotaj “, Shijak, dyshohet se duke lëvizur me një mjet tip Benz  kanë qëlluar me armë zjarri automatik automjetin tip Benz të blinduar (po në lëvizje) që drejtohej nga shtetasi D. Gj.  46 vjeç, banues në Shijak. Nuk ka pasur persona të dëmtuar. Gjatë kqyerjes në vendin e ngjarjes u fiksuan në cilësinë e provës materiale 26 copë gëzhoja,  model 56,  kalibër  7.62 mm. Në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe mjeti tip Benz,  në të cilin dyshohet se kanë qenë shtetasit e mësipërm, si autorë të dyshuar në momentin e goditjes me armë zjarri Grupi hetimor nuk jep më shumë detaje mbi ngjarjen për shkak të hetimeve. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”në bashkëpunim e mbetur në tentativë, dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 79,22,25 dhe  278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY