Dalin analizat toksikologjike: Dasmorët në Shijak nuk i helmoi ushqimi

Dalin analizat toksikologjike: Dasmorët në Shijak nuk i helmoi ushqimi

202
0
Shares

Analizat toksikologjike lidhur me helmimin e krushqve në një dasëm në Shijak kanë rezultuar negative në lidhje me dyshimin për helmim. Kryeinspektoria e Shëndetit në Durrës, Xhaneta Saliu deklaroi se shëndeti i dasmorëve nuk ka të bëjë me helmimin e ushqimit. Pas daljes së analizave toksikologjike ka ardhur edhe reagimi i pronarit të lokalit në të cilin u zhvillua cermonia martesore. Dhurim Kapo deklaroi se ka mbetur i tronditur nga fakti që dasmorët mund të kishin pësuar helmim ushqimi. Me garancinë e rezultateve të analizave toksikologjike, Kapo mendon se shkak për përkeqësimin e shëndetit të dasmorëve mund të jetë bërë kondisioneri, i cili ishte graduar shumë nën normalen. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë. Pas dasme, dhjetra dasmorë  u shtruan në spitalin e Durrësit me diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY