DETAJE/ Shija, zbardhen motivet e atentatit ndaj biznesmenit në Shijak, ja sa...

DETAJE/ Shija, zbardhen motivet e atentatit ndaj biznesmenit në Shijak, ja sa plumba u derdhën mbi mjetin e tij të blinduar

206
0
Shares

Të paktën 15 plumba mendohet të jenë zbrazur mbi makinën e biznesmenit, Dashamir Gjoka në atentatin e sotëm me armë në qytetin e Shijakut.
Ngjarja u shënua mesditën sotme. Mësohet se një person ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte Gjoka dhe vajzat e tij, por fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të lënduar.
Automjeti me të cilin udhëtonte familja Gjoka është i blinduar dhe kjo ka qenë arsyeja se si përfunduan të palënduar personat që ndodheshin në makinë.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shijakut, konkretisht pak metra larg Bashkisë së qytetit.
Sipas policisë, dyshohet që të këtë qëlluar vetëm një person i cili ishte kamufluar afër vendit të ngjarjes.
Të njëjtat burime sqarojnë se në këtë atentat është përdorur armë automatike kallashnikov.
Autori ka qëlluar të paktën 15 plumba në drejtim të makinës se blinduar.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake dyshohet që ngjarja të ketë motive hakmarrje, duke marrë shkas nga e kaluara kriminale e Gjokës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY