Plani i tatimeve: Mos e fshihni xhiron, do t’ju kontrollojmë llogaritë bankare

Plani i tatimeve: Mos e fshihni xhiron, do t’ju kontrollojmë llogaritë bankare

110
0
Shares

Në rastet kur dyshojnë se bizneset fshehin xhiron, tatimet do të verifikojnë llogaritë bankare të kompanive. Plani që shtrihet nga viti 2017 deri në vitin 2021 parashikon verifikimin e vetëdeklarimeve të kompanive duke përdorur burime informacioni nga palë të treta, duke nisur nga bankat, doganat, për të shkuar te çdo informacion i mundshëm.

“Përdorimi i burimeve të informacionit nga palë të treta (Dogana, Banka, DPSHTRR etj); dhe sigurimi që çdo informacion të jetë i integruar në modelin e kontrollit duke u bërë një faktor për vlerësimin e rrezikut”, theksohet në planin strategjik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sipas Administratës Tatimore, sektorët me riskun më të lartë për shmangien e taksave  janë tregtia me shumicë dhe pakicë të mallrave, shërbimet profesionale të biznesit, sektori i ndërtimit, hotelet dhe restorantet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY