Shqiptarja që shantazhoi për katër vjet biznesmenin italian: Më jep para ose…

Shqiptarja që shantazhoi për katër vjet biznesmenin italian: Më jep para ose…

159
0
Shares

Një shqiptare e cila ishte e lidhur me një sipërmarrës italian, i ka kërkuar atij që të blinin një apartament në Shqipëri ku të jetonin së bashku. Por pasi lidhja mes tyre u ndërpre. ajo vazhdonte t’i kërkonte para duke e kërcënuar se do t’i tregonte gjithçka gruas së tij. Shantazhi ka zgjatur 4 vite me radhë. Kështu, sipas mediave italiane, N.K., një shtetase shqiptare 29 vjeçare, i mori biznesmenit italian 50 vjeçar rreth 33.500 euro. Kërkesa e fundit për t’i dhënë para ishte mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, kur gruaja dhe ish i dashuri lanë takim për shkëmbimin e 10 mijë eurove në stacionin hekurudhor të Padova-s. E reja shkoi në vendtakim me partnerin e saj të ri, një 41-vjeçar italian, me të cilin bashkëjeton në Conegliano (në provincën e Treviso-s). Por për të gjithë këtë, në dijeni ishin edhe karabinierët, që ndërhynë para se të bëhej shkëmbimi i parave, duke arrestuar shqiptaren dhe partnerin e saj. Në makinën e 29-vjeçares u gjet një shishe me spraj djegës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY