Shqipëria në krizë për pushues, këtë verë 30% më pak

Shqipëria në krizë për pushues, këtë verë 30% më pak

136
0
Shares

Pushuesit nga Kosova, rreth 18 vjet pas përfundimit të luftës së vitit 1999 dhe tetë vjet pas përfundimit të rrugës së re Durrës-Kukës, apo siç thirret ndryshe si Rruga e Kombit, kanë braktisur Shqipërinë në numër të madh, të paktën në muajin korrik të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore. Shifrat e publikuara nga Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) bëjnë fjalë për një rënie të ndjeshme të turistëve nga Kosova me minus 33.2 pikë përqindjeje, ndërsa për shtatëmujorin e këtij viti numri i vizitorëve nga Kosova ka pësuar një rënie me minus 17.3 pikë përqindjeje dhe këtu kanë ndikuar shifrat e ulëta të muajit korrik. Sipas shifrave të INSTAT-it, në muajin korrik të vitit të kaluar kanë hyrë në Shqipëri për pushime 444.471 shtetas të Kosovës, ndërsa në korrik të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 297.048 shtetas të Kosovës ose 147.423 mijë persona më pak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY