Ndryshon ligji për legalizimet, ja cilët përfitojnë

Ndryshon ligji për legalizimet, ja cilët përfitojnë

385
0
Shares

Agjencia e Legalizimit të Ndërtimeve Informale ka gati ndryshimet ligjore, të cilat do të japin zgjidhje për objektet, për të cilat legjislacioni aktual nuk e lejon legalizimin e e tyre”. Lajmi është bërë me dije nga drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Artan Lame, i cili shtoi se këto ndryshime synojnë edhe përmbylljen tërësore të procesit të legalizimeve përgjatë mandatit të ardhshëm 4-vjeçar.
“Përmbyllja tërësore e procesit të legalizimeve dhe gjetja e zgjidhjeve ligjore për objektet për të cilat legjislacioni aktual nuk e lejon legalizimin e tyre. Bashkë për këto arsye jemi duke përgatitur një bllok ndryshimesh dhe përmirësimesh ligjore, si dhe propozimet përkatëse për t’i dhënë udhë këtyre problematikave komplekse”, tha Lame.
I pyetur nga TV SCAN, Lame tha se përfitues të këtyre ndryshimeve ligjore do të jenë objekte të ndërtuara mbi rrugë, anës rrugës apo mbi kolektorë. Po ashtu, pjesë e procesit do të jenë edhe ndërtime informale të ndërtuara buzë detit, nëpër zona të mbrojtura, afër hekurudhës, etj.
Sipas Lames, procesi i miratimit të këtyre ndryshimeve ligjore do të kërkojë 2-3 muaj kohë, deri në miratimin e tyre në parlament.
Kreu i ALUZINI-t nuk dha shifra të sakta rreth objekteve që pritet të përfitojnë nga ligji i ri, por theksoi se është një numër i konsiderueshëm. Ndërkaq, sa i takon analizës së 4-vjeçarit, Lame tha se procesi i legalizimeve të objekte që janë brenda kritereve ligjore, është përmbyllur në masën 88%.
“Nga 323 mijë objekte që ishin në sistem, në 306 mijë e 800 prej tyre, pra në 95% procesi i matjeve në terren ka përfunduar tashmë. Nga shitja e parcelës ndërtimore për rastet kur trualli është me pronar u grumbulluan 4.8 miliardë lekë, të cilat kanë shkuar për kompensimin e ish-pronarëve të tyre, proces nga i cili kanë përfituar 15 mijë e 68 ish pronarë”, shtoi Lame.
Ndërkaq, kreu i ALUZINI-t njoftoi se të gjithë punonjësit e strukturave ekzistuese në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen një konkursi, duke filluar me drejtorët, shefat e sektorëve, specialistët e deri te punonjësit e terrenit. Po ashtu, ai tha se brenda pak ditësh do të hapet konkursi edhe për punësime të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY