DASH – Daçiçit: Nuk ka asnjë dokument për mosnjohjen e Kosovës

DASH – Daçiçit: Nuk ka asnjë dokument për mosnjohjen e Kosovës

99
0
Shares

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) hodhi poshtë pretendimet serbe se diplomati amerikan Richard Holbrooke i shkroi Millosheviçit duke premtuar se Uashingtoni nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka mohuar pretendimet e Serbisë në lidhje me një letër të diplomatit Richard Holbrooke ku pretendohet se i shkruante ish-udhëheqësit serb Slobodan Millosheviç në 1998/9, duke u angazhuar se Shtetet e Bashkuara “nuk do ta njohin kurrë Kosovën”.
“Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Nuk ekziston një letër të tillë”, shkroi Departamenti Amerikan i Shtetit në një e-mail për BIRN.
Ivica Daçiç, ministri i jashtëm serb, i tha gazetës serbe “Srpski Telegraf” më 15 gusht se ndërsa Holbrooke dërgoi një letër ku premtonte se Shtetet e Bashkuara “nuk do ta njohin kurrë Kosovën”, letra më vonë u zhduk dhe u vodh.
Ai u citua të thoshte se sekretarja e Millosheviçit “betohet se ky e ka thirrur dhe i ka dhënë një letër që e kishte nënshkruar kryenegociatori i atëhershëm ndërmjet Perëndimit dhe Serbisë, Holbrooke, ku thoshte se Amerika nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, tha Daçiç.
Ai i akuzoi partitë opozitare në Serbi për vjedhjen e dokumentit.
Në përgjigjen e dhënë për BIRN, Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se statusi i Kosovës si shtet i pavarur ishte i qartë në sytë e SHBA-së.
“Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 100 vende të tjera e njohin Kosovën”, tha DASH.
“Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen te e ardhmja. Ato duhet të dyfishojnë përpjekjet për të punuar nëpërmjet bisedimeve të dialogut të udhëhequr nga BE për normalizimin e marrëdhënieve, që do t’i sillte përfitim stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe do të ndihmonte në përparimin e pranimit të të dyja vendeve në BE”, shkruan Departamenti i Shtetit.
Daçiç gjithashtu shtoi se asnjë institucion shtetëror nuk është në zotërim të kopjes origjinale të Marrëveshjes së Dejtonit të 1995, që i dha fund luftës në Bosnje.
Departamenti i Shtetit e kundërshtoi edhe këtë, duke thënë se Marrëveshja e Dejtonit është publike.
Më 17 gusht, Srpski Telegraf njoftoi përmes një lajmi se policia serbe kishte nisur një hetim për dokumentet e zhdukura. Megjithatë, BIRN nuk mundi të verifikojë në mënyrë të pavarur këtë lajm.
Holbrooke vdiq në vitin 2010. Së bashku me Carl Bildt të Suedisë, ai ndërmjetësoi marrëveshjen që çoi në fundin e luftës 1992-5 në Bosnje-Hercegovinë. Pas përfundimit të luftës, presidenti Bill Klinton e emëroi atë si të dërguarin e tij të posaçëm në Ballkan, ku ai drejtoi bisedimet që synonin zgjidhjen e luftës në Kosovë.
Në vitin 1999, ai udhëtoi në Beograd për t’i dorëzuar Millosheviçit ultimatumin përfundimtar të Perëndimit përpara fillimit të sulmit të NATO-s, i cili i dha fund sundimit serb në Kosovë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY