FOTO/ Elbasan, flet nga spitali e moshuara e masakruar për 2 milionë...

FOTO/ Elbasan, flet nga spitali e moshuara e masakruar për 2 milionë lekë

260
0
Shares

Grabitet me dhunë e moshuara në Belsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, kur disa persona me maska kanë hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani, në Blesh, të Elbasanit.
E moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.
E moshuara 70-vjeçare ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën.
Mbrëmjen e fillimjavës rreth orës 23:30 një person ka hyrë nga dritarja e pasme në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani , ndërsa kjo ishte për vizitë te fqinjët e saj ngjitur me shtëpinë e saj. Hajdutët sipas 70 vjeçares i kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra te cilat i kishte ne një sirtar ne katin e parë të banesës.
E moshuara ka shkuar në banesën e saj kur ka dëgjuar zhurma dhe të lehurat e qenit të shtëpisë pasi ka dyshuar se diçka po ndodhte aty.
Ajo është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi. 70-vjeçarja sipas të afërmeve ka pretenduar se ka parë grabitësin e maskuar të dalë nga dera kryesore dhe se ai e ka goditur me qytë pistolete, ndërsa policia bëri me dije se ajo ka deklaruar se kur po futej në shtëpi është trembur kur grabitësi i ka dalë para dhe në tentativë për t’u shmangur është rrezuar dhe nuk mban mend me çfarë ka ndodhur më pas.
Gruaja ka rrëfyer për mediat nga spitali.
“E kuptova që ishte hajdut e thashë po më vjedh. Ai më tha: ‘mos fol, mos e ngre zërin se të vrava’. Nuk arrita ta identifikoj, e priste njeri me motor”, është shprehur gruaja e dhunuar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Elbasanit
Më datë 21.08.2017, rreth orës 23.30 është marrë informacion nga salla operative për një vjedhje banese në Lagjen “Tafani” në Belsh.
Menjëherë në vendngjarje u nisën shërbimet e policisë ku konstatuan se në banesën e shtetasit M. T., 72 vjeç , i cili jetonte me bashkëshorten e tij shtetasen N. T., 70 vjeçe, një person i paidentifikuar kishte hyrë në banesë ku sipas dëshmisë së dhënë nga dy bashkëshortët dyshohet se autori kishte vjedhur 2 milionë lekë të vjetra.
Sipas deklarimeve të shtetases N. T., në momentin e ndodhjes së ngjarjes bashkëshorti i saj kishte dalë në qendër të qytetit të Belshit, ndërsa vetë e moshuara kishte shkuar te një komshie.
Në momentin që shtetasja N. T., ka parë ndezur dritat e shtëpisë ka shkuar për te banesa e saj dhe në shkallët e katit të parë është përplasur me autorin i cili po dilte me shpejtësi nga shtëpia për tu larguar, ku për pasojë shtetasja N. T., është rrëzuar nga shkallët.
Menjëherë, e moshuara është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë, po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY