EMRI/ Elbasan, maskat masakrojnë 70-vjeçaren në banesë dhe i grabisin 2 milionë...

EMRI/ Elbasan, maskat masakrojnë 70-vjeçaren në banesë dhe i grabisin 2 milionë lekë

116
0
Shares

Rreth orës 23:30 të së hënës disa persona me maska kanë hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani, në Belsh, të cilën e kanë goditur me qytën e pistoletës dhe më pas kanë vjedhur rreth 2 milion lekë (të vjetra).
E moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.
E moshuara 70-vjeçare ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën.

Njoftimi i plotë i Policisë së Elbasanit
Më datë 21.08.2017, rreth orës 23.30 është marrë informacion nga salla operative për një vjedhje banese në Lagjen “Tafani” në Belsh.
Menjëherë në vendngjarje u nisën shërbimet e policisë ku konstatuan se në banesën e shtetasit M. T., 72 vjeç , i cili jetonte me bashkëshorten e tij shtetasen N. T., 70 vjeçe, një person i paidentifikuar kishte hyrë në banesë ku sipas dëshmisë së dhënë nga dy bashkëshortët dyshohet se autori kishte vjedhur 2 milionë lekë të vjetra.
Sipas deklarimeve të shtetases N. T., në momentin e ndodhjes së ngjarjes bashkëshorti i saj kishte dalë në qendër të qytetit të Belshit, ndërsa vetë e moshuara kishte shkuar te një komshie.
Në momentin që shtetasja N. T., ka parë ndezur dritat e shtëpisë ka shkuar për te banesa e saj dhe në shkallët e katit të parë është përplasur me autorin i cili po dilte me shpejtësi nga shtëpia për tu larguar, ku për pasojë shtetasja N. T., është rrëzuar nga shkallët.
Menjëherë, e moshuara është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë, po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY