Qarri flet per shperthimin: Nuk frikesohem

Qarri flet per shperthimin: Nuk frikesohem

118
0
Shares

Detaje të reja zbulohen në lidhje me atentatin ndaj presidentit të ekipit të Kamzës, Naim Qarri, të cilit iu vendos eksploziv në makinë mbrëmjen e sotme. Qarri ishte në një lokal kur ka ndodhur shpërthimi, ndërsa makinën tip “Hummer” e kishte parkuar para tij.
Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme dhe nuk ka të lënduar në njerëz.
Në dëshminë e tij paraprake, presidenti i Kamzës ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.
“Isha në lokal kur dëgjova shpërthimin, dola nga lokali dhe pashë makinën time. Nuk kam konflikte me askënd. Nuk kam as borxhe s’i frikësohem askujt”- ka thënë Qarri.
Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se një nga pistat ku po hetohet është ajo për çështje borxhesh.
Naim Qarrri ka në pronësi një agjenci të ruajtjes dhe sigurisë fizike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY