Skandal në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ndërhyn Kërtusha

Skandal në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ndërhyn Kërtusha

278
0
Shares

Zv.ministrja Bardhylka Kospiri ka tentuar të financojë me shumën 20 mijë euro, Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, drejtoreshë e të cilit ka qënë për një periudhë gati 20 vjecare. Burime nga ministria ne fjale, bene te ditur se kjo praktike në është bllokuar nga Ministrja teknike e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë znj. Xhuljeta Kërtusha.

Zv.ministrja Kospiri ka synuar të financojë projektin 20 mijë eurosh nga kredia e Bankës Botërore për Shqipërinë.

Një praktikë e tillë abuzive, me protagoniste zv.ministren Kospiri, nuk është e re për këtë ministri.

Tre vjet më parë, znj. Kospiri, në konflikt të hapur interesi, i ka dhënë një fond prej 20 mijë eurosh fondacionit ku ka pasur punuar para se të emërohej në postin e zëvendësministres.

Duke ju referuar raportimeve mediatike të asaj periudhe, znj. Kospiri, i ka dhënë znj. B. C. një projekt me vlerë 20 mijë euro. Kjo e fundit është drejtoreshë ekzekutive e fondacionit Albanian Disability Rights Foundation (ADRF) ose Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Por, deri në shtator 2013, drejtoreshë e këtij fondacioni ka qenë vetë zëvendësministrja, Bardhylka Kospiri. Pra, kjo e fundit ka caktuar B.C. në krye të fondacionit, ndërsa i jep fonde nga kredia e Bankës Botërore, pra nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Ndërkaq, vetë znj. Kospiri pohon se ka qenë anëtare e bordit të Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Bëhet fjalë për një projekt për hartimin e kritereve të reja për përfitimin e aftësisë së kufizuar bazuar në modelin social dhe standardet ndërkombëtare.

“Projekti i modernizimit të asistencës sociale. Tiranë, më 12 Qershor 2014. Njoftim Fituesi. Referenca e prokurimit: Ref: SAMP/CS/IC/10-2014. Përshkrimi i shërbimit të konsulencës: “Hartimi i kritereve të reja për përfitimin e aftësisë së kufizuar bazuar në modelin social dhe standardet ndërkombëtare”. Emri i Konsulentit: Znj. B. C. (D.). Adresa e Konsulentit: Rruga “Bogdani”, Nr.19, Tirana, Albania, Tel:0422…./ 06820…., e-mail: …@gmail.com. Data e nënshkrimit të kontratës: 6 Qershor 2014. Vlera e kontratës: 20, 350 EUR (me taksa të përfshira). Periudha e shërbimit: Nga 6 Qershor 2014 deri ne 6 Shkurt 2015”, thuhej në njoftimin e ministrisë 3 vjet më parë.

Të njëjtin “transaksion” në konflikt të hapur interesi, znj. Kospiri ka tentuar ta realizojë edhe tani, por ka qënë ndërhyrja e ministres Kërtusha që ka bllokuar gjithcka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY