Vjedhja e kasafortës në hotel, dy të arrestuarit i dalin për zot...

Vjedhja e kasafortës në hotel, dy të arrestuarit i dalin për zot pastrueses: Ajo s’ka lidhje fare

177
0
Shares

Gjykata e kryeqytetit vendosi dje masën e sigurisë arrest me burg ndaj shtetasve Zenel Dama dhe Eduart Ngota, të akuzuar për grabitjen e kasafortës së një hoteli te Rruga e Dibrës në Tiranë. Masa e sigurisë arrest me burg u vendos në mungesë edhe ndaj shtetases Rajmonda Bruçi, e cila është shpallur në kërkim. Prokurorja deklaroi në seancë se e akuzuara, punonjëse e hotelit, ka bashkëpunuar me autorët, por pas grabitjes së ndodhur më 15 gusht, ka arritur të largohet dhe t’i shpëtojë arrestimit. Nga sistemi TIMS, sipas akuzës, e dyshuara ka ikur jashtë Shqipërisë. Bruçi dyshohet se ka informuar vëllain e saj, Eduart Ngota, në lidhje me sendet me vlerë dhe shumat e eurove që mbaheshin në kasafortën e hotelit. Por dy personat e arrestuar mohuan dje në gjykatë që të kenë pasur bashkëpunëtor tjetër. Ata pranuan akuzën, ndërsa thanë se kishin shkuar atë natë në hotel si klientë dhe në mënyrë spontane u kishte lindur mendimi për të kryer vjedhjen.

“Pimë një kafe aty dhe në një moment vendosëm ta provonim për të vjedhur”, është shprehur dje në gjykatë Eduart Ngota. Policia e Tiranës tha pas ngjarjes se ka arrestuar 2 të dyshuarit gjatë operacionit të koduar “Rolexi”, në lidhje me vjedhjen e ndodhur në hotel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY