Tronditet Tirana, krim i rende në familje, dy të vrarë

Tronditet Tirana, krim i rende në familje, dy të vrarë

145
0
Shares

Një krim i rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Policia ka gjetur në një banesë dy trupa të pajetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në zonën e frutikulturës në Tiranë. Sipas informacioneve të ardhura bashkëshorti ka vrarë si fillim gruan e më pas veten. Ende nuk dihen motivet e këtij krimi por policia ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.08.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në zonën e njohur si frutikulturë, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar në banesë të pa jetë shtetasit  H. L. dhe D. L. Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi H. L., ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen D. L. dhe më pas ka qëlluar veten. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY