Vrasja e 50 vjeçarit në Ksamil, flasin dëshmitarët

Vrasja e 50 vjeçarit në Ksamil, flasin dëshmitarët

276
0
Shares

Janë zbardhur disa dëshmi një ditë pas ekzekutimit të 50 vjeçarit, Vangjel Çikos në Ksamil. Një dëshmitar ka rrëfyer se  kanë dëgjuar krisma armësh e më pas një grua që qante me të madhe. 

“Në fillim u dëgjuan disa krisma armësh, pastaj një grua nisi të qajë me të madhe”.

Çiko është ekzekutuar brenda makinës së tij në oborrin e banesës dhe pas krismave kanë qenë familjarët të parët që kanë dalë dhe kanë gjetur trupin e pajetë të tij. Pas krimit në zonën përreth është krijuar rrëmujë, ndërsa me të mbërritur policia është qartësuar se kishte ndodhur një vrasje. E gjithë zona në Ksamil u kontrolluar nga policia dhe postblloqe u ngritën edhe në Sarandë, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY