Mbytja e të miturve në liqenin e Shkodrës, familja Tahiri hap dyert...

Mbytja e të miturve në liqenin e Shkodrës, familja Tahiri hap dyert e mortit, dy vëllezër humbën fëmijët e tyre

134
0
Shares

Dje në familjen Tahiri janë hapur dyert e mortit, ndërsa dy të miturve iu dha lamtumira e fundit. Rifat Tahiri, babai i viktimës Sabian Tahiri u shpreh dje se ka qenë në shtëpi kur i ra telefoni për ta njoftuar për tragjedinë. “Nuk e njihja numrin. Më tha personi që më mori se fëmijëve i ka ikur lundra. Në fillim nuk mendova asgjë të keqe. Pas pak më morën sërish dhe më thanë se eja këtu se të është mbytur djali dhe nipi. Kam shkuar me shumë shpejtësi, por nuk mund të bëja asgjë sepse djemtë ishin mbytur. Sabiani ishte djali i im i vetëm. Është një ngjarje shumë e rëndë për të gjithë familjen tonë”,- shprehet mes lotësh ai. Edhe vëllai i tij, Naim Tahiri humbi djalin në këtë tragjedi, Ervisin.

“Nuk e di se kush më ka marrë në telefon. Mund të ketë qenë ora 16:00 kur më kanë treguar. Nuk mund ta besoja dot. Unë nuk kam dalë aspak nga shtëpia sepse nuk e dija se çfarë të bëja në ato momente. Kur kaloi edhe pak kohë ma konfirmuan edhe zyrtarisht ngjarjen e rëndë. Nuk e di çfarë të them dhe nuk mund ta shpjegoj atë që ndjej në këto momente. Ka ardhur policia dhe janë nxjerrë trupat e pajetë. Ne nuk kemi pasur nevojë të kërkojmë ndihmë sepse u nxorën shpejt. Nuk e kisha menduar kurrë se një gjë e tillë mund të ndodhë. Se si ka ndodhur ngjarja nuk e di sepse nuk kam qenë aty. Djali im që ka qenë aty dhe më ka treguar. Ne kemi një dhimbje shumë të madhe si familje”, shprehet babai i 13-vjeçarit të mbytur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY