Renato Milloshi: Jam i sëmurë, me duhet një psikiatër

Renato Milloshi: Jam i sëmurë, me duhet një psikiatër

382
0
Shares

Dy ditë pas vetëdorëzimit në policinë e Tiranës, Renato Milloshi kërkon një ekspertim psikiatrik. Ai mësohet se ka deklaruar para grupit hetimor se prej muajsh vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se për këtë arsye edhe merrte mjekim të vazhdueshëm.
Ndërkohe në dëshminë e parë të dhënë prej tij mësohet se Renato Milloshi ka deklaruar se ka qenë në dijeni për planin e Jani Alisë për të vrare Elton Çiçon, por se ai vetë nuk ka marre pjesë në vrasje. Sipas Milloshit, ai nuk ka qenë natën e atentatit në makine me Jani Alinë.
Pas kësaj dëshmie, gjendja psikologjike e Renato Milloshit është përkeqësuar duke bërë të pamundur një seance të dytë marrjesh në pyetje. Tashmë duket se diagnoza e mjekëve psikiatër do të jetë përcaktuese për vijimin e këtij hetimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY