Dëshironi të provoni seksin anal? Ja çfarë duhet të dini

Dëshironi të provoni seksin anal? Ja çfarë duhet të dini

355
0
Shares

Le të përballen me të vërtetën! Anusi nuk është bërë për marrëdhënie seksuale.
Ndryshe nga vagina, që ka një mukozë të trashë e elastike e cila i rikthet gjëndjes fillestare edhe pse mund të sjellë një jetë një fëmijë, anusi nuk është ind muskulor.
Indet rektale janë më të hollë dhe nuk kanë të njëjtin elasticitet. Gjatë aktit mund të ndodhë që lëkura rreth anusit të çahet duke rritur rrezikun për infeksionet seksualisht të transmetueshme (gonorreja rektale, klamidia anale dhe HIV).
Sipas Qendrave të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, “seksi anal është sjellja seksuale më e rrezikshme për transmetimin e HIV“, thuhet në një intervistë per revisten Health me gjinekologen Lauren F. Streicher, drejtoreshë e Center for Sexual Medicine and Menopause në Shkollën e Mjekësisë në Feinberg në Universitetin Northëestern.
Përdorimi i metodave mbrojtëse është shumë i rëndësishëm, pasi veç shtatzënive të padëshiruara, në këtë rast shanset janë thuajse 0 edhe pse ka raste, ekziston ende rreziku i SST-ve. Gjithashtu gjinekologia shton se asnjëherë nuk mund të bëni seks anal e më pas vaginal pasi mund të transportoni bakteret e anusit në vaginë duke rrezikur të prekeni nga infeksionet e traktit urinar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY