IframeQindra protestues nga Gjirokastra, janë nisur drejt kryeqytetit për të asistuar në mitingun e madh të protestës kundër qeverisë së Rilindjes që do të organizojë opozita mesditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Dega lokale e PD në Gjirokastër, ka organizuar mbarëvajtjen e nisjes së automjeteve, furgonëve dhe autobusëve drejt kryeqytetit të mbushur me protestues kryesisht anëtarë dhe simpatizantë demokratë, por edhe ata pa parti.
Nisja e mjeteve të transportit, është kryer në Urën e Lumit në ish agjencinë e udhëtarëve ku janë nisur dy autobusë të tejmbushur, si dhe disa furgonë ndërsa të tjerët janë vetorganizuar me automjetet private për të shkuar drejt kryeqytetit.
Sipas kreut të PD Gjirokastër, vetëm nga Gjirokastra, janë nisur drejt kryeqytetit mbi 400 protestues, ndërkohë që shumë të tjerë të cilët nuk ndodhen në këtë numër, janë nisur dje dhe pardje të vetëorganizuar. JuguNews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/