VIDEO/ Ja momenti kur policia qëllon për vdekje terroristët në Barcelonë

VIDEO/ Ja momenti kur policia qëllon për vdekje terroristët në Barcelonë

133
0
Shares

Pas sulmit terrorist në sheshin e ‘Katalunjës’ në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën, janë publikuar pamjet e vrasjes së disa të dyshuarve nga ana e policisë spanjolle mbrëmjen e kaluar, pasi dyshohet se do të kryenin një tjetër sulm në zonën turistike të Cambrils.
Siç shihet nga pamjet, policia u kërkon agresorëve të ulen në gjunjë, por ata nuk i binden dhe për pasojë policia i qëllon për vdekje duke vrarë 5 persona.
Policia ka konfirmuar tre arrestime, por nuk ka zbuluar identitetin e të arrestuarit të tretë. Dy të dyshuar u kapën dje në një distancë të shkurtër nga vendi ku ndodhi sulmi. Bëhet fjalë për një maroken dhe një tjetër të lindur në Melilla.
Njëri prej tyre u ndalua në Alcanar dhe tjetri në Ripoll. Ndërsa personi i tretë u arrestua në provincën e Girona. Sipas policisë është ende në arrati shoferi i furgonit që kreu sulmin. Sipas gazetës “El Pais”, personi që mori me qira furgonin e sulmit ka dorëzuar dokumentet me emrin e Driss Oukabir, por rezulton se autori i vërtetë është vëllai i tij, që i ka vjedhur identitetin, 18-vjeçari Moussa Oukabir.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY