FOTO/ Zihet ashpër me ish-gruan, përfundon në polici ish-deputeti socialist

FOTO/ Zihet ashpër me ish-gruan, përfundon në polici ish-deputeti socialist

189
0
Shares

Ish-deputeti i PS-së në Elbasan, Hamit Kosta është shoqëruar ditën e sotme në Komisariat, pas një konflikti të ashpër me ish-bashkëshorten.
Burime nga Policia thonë se Kosta u kallëzua nga ish-e shoqja e tij dhe Policia ka shkuar në banesë për ta shoqëruar në Polici.
Nuk dihet ende motivi i konfliktit. Pasi ka dhene versionin e tij te ngjarjes, Kosta eshte liruar.
Ai në vitin 2008 braktisi PS-në për PDK-në.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në
flagrancë të shtetasit:
Hamit Kosta, 62 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer” me targa
PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish- bashkëjetuesen,
shtetasen E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan.
Gjatë kontrollit të mjetit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës
materiale:
Një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e
saj.
Arma e zjarrit së bashku me automjetin janë sekuestruar në cilësinë e provës
materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale "Kanosja" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e
armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit
Penal.

20915960_10214002225195493_1606346385_n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY