INSTAT nxjerr raportin: 199 aksidente rrugore vetëm në muajin korrik

INSTAT nxjerr raportin: 199 aksidente rrugore vetëm në muajin korrik

119
0
Shares

INSTAT njoftoi se në muajin korrik 2017 numërohen 199 aksidente rrugore. Në krahasim me korrikun 2016, numri i aksidenteve është rritur me 7,6 %. Numri i të aksidentuarve është 272 persona nga 281 që ishte një vit më parë. Në shtatëmujorin e 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave të vdekur gjatë muajit korrik 2017 është 22. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,9 %. Në korrik, aksidentet rrugore, në 81,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 26,6 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u rritur me 17,8 %, në krahasim me një njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shtatëmujorin e 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, zënë 80,2 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zëne 28,0 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke ulur me 5,5 % me njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Korrik 2017, numri i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 9 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u rrit me 17,2 %.  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY